75 Mall Live Search
10:18 / E Diele, 17 Gusht 2025 / BA

Burri ndërron jetë duke shkuar të takohet me një chatbot që duket si Kendall Jenner

Një burrë 76-vjeçar nga Nju Xhersi, Thongbue “Bue” Wongbandue, vdiq në mars ndërsa po shkonte për të takuar një chatbot të Meta Platforms me pamje të Kendall Jenner, i quajtur “Big Sis Billie”. Familja e tij thotë se Bue u ndikua nga bisedat me botin, i cili herë pas here pretendonte se ishte një person real dhe i dha një adresë takimi.

Sipas familjes, Bue kishte pasur më parë një goditje në tru, dhe për këtë arsye nuk po mendonte qartë kur shkoi të takohej me botin. Ai ra në një parking pranë Rutgers University dhe u dërgua në spital, ku u shpall pa jetë cerebrale. Familja mori vendimin për të ndërprerë mbështetjen mjekësore.

Gruaja dhe vajza e tij thanë për Reuters se nuk janë kundër përdorimit të AI-së, por shqetësohen për mënyrën sesi chatbot-i i drejtohet përdoruesve, duke pretenduar se është person real dhe mund të takohet fizikisht me njerëzit.

Meta Platforms nuk ka komentuar rreth pretendimeve se chatbot-i i dha përdoruesve mesazhe romantike ose pretendoi të ishte një person real.