13:35 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

E ndjek për ta vrarë gruan e tij, në shtëpi e në lagje, në Beograd

Një pamje horror është zhvilluar në sy të fëmijëve të një çifti serb, teksa burri ndiqte me armë në dorë bashkëshorten e tij për ta vrarë.

Mediat serbe raportojnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Beograd, në rrugën “Jevrem Grujiq”, kur Ognjen A., 51 vjeç, tentoi ta vriste gruan e tij, O. A., 51 vjeçe, duke qëlluar me armë në prani të dy fëmijëve.

Si në skena filmash, gruaja në tentativë për të shpëtuar, ka mundur të arratisej, ndërsa ai e qëllonte vazhdimisht me armë, por për fat të mirë pa e lënduar.

Ndërkohë që gruaja ka dalë me vrap nga banesa e tmerruar dhe në përpjekje për të shpëtuar, kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë parë të shoqin që e ndiqte, duke shtënë me armë.

Policia ka ndërhyrë në kohë, duke e arrestuar dhe shmangur tragjedinë, ndërsa nuk dihet shkaqet e konfliktit.

Sipas mediave vendëse, pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka gjetur arsenal armësh, tri pistoleta, një heshtë, municione të kalibrit të ndryshëm si dhe predha.