Burri nga Dragashi shumë xheloz, gruan e bën për spital

Një burrë nga Dragashi supozohet të jetë tip xheloz.
Përgjatë ditës së mërkurë, një grua ka njoftuar policinë se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht.
“DHUNË NË FAMILJE
Dragash 11.08.2021 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkaqe xhelozie e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./IndeksOnline/