09:27 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Burri nga Prishtina plagos aksidentalisht bashkëshorten

Një mashkull është arrestuar pasi që të i njëjti aksidentalisht i kishte shkrepur arma dhe kishte plagosur bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë teksa, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/