Burri nga Shqipëria e paguan një kosovar për t’i bërë magji gruas së tij, dalin pamjet e maltretimit

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mat të Shqipërisë. Një burrë për të justifikuar dhunën ndaj bashkëjetueses, kishte paguar një shtetas nga Kosova, për ta shëruar, pasi pretendonte se i kishin bërë magji.
36 vjeçari nga Kosova është proceduar penalisht për mashtrim.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan 380 copë fishekë luftarak.
I arrestuari nga Shqipëria e paguante K.P nga Kosova në banesën e kinse për t’i shëruar gruan e tij 33 vjeçare duke i bërë magji.
Policia e shtetit shqiptar ka publikuar edhe disa pamje të maltretimit fizik e psiqik që i bëhej gruas./Indeksonline/