19:18 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Burri padit të dashurin e gruas me 750,000 dollarë

Kevin Howard ishte martuar me gruan e tij për 12 vjet. Për të, ishte e shenjtë dhe ndarja ishte e vështirë.

“Ishte gjëja më e vështirë që mund të përballesh ndonjëherë, ishte sikur dikush të thërriste dhe të të thoshte që një anëtar i familjes kishte vdekur në mënyrë tragjike,” i tha ai WITN, transmeton Indeksonline.

Howard nga Pitt County, e paditi me 750,000 dollarë të dashurin që gruaja e tij e mashtroi.

Sipas Institutit të Informacionit Ligjor të Shkollës Juridike të Cornell , ligjet lejojnë që bashkëshorti të padisë dikë për ‘ndërhyrje me qëllim të marrëdhënies martesore’ – dhe kjo është pikërisht ajo që bëri Howard./Indeksonline/