75 Mall Live Search
21:45 / E Diele, 09 Janar 2022 / AR

Burri rrah gruan me grushta dhe kabllo në Gjakovë

Sot rreth orës 16:00 një person në Gjakovë ka sulmuar gruan e tij me grusht dhe kabllo në pjesë të ndryshme të trupit.

Viktima ka ikur nga shtëpia, derisa edhe i dyshuari ende në arrati.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Datë 09.01.2022, rreth orës 16:00, në Rr. “ Shotë Galica” -Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit, me kete rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas eshte intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurte. I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari per momentin gjendet në arrati”, u shpreh Gjurkaj./Indeksonline/