Burri rrahë gruan në Podujevë
Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Podujevë për dhunë në familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar dy thika dhe një kaçavidë”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./AktivPress