75 Mall Live Search
08:37 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / MSH1

Burri sulmon gruan në Ferizaj, arrestohet nga policia

Mbrëmë rreth orës 23:45, stacioni policor në Ferizaj ka pranuar një informatë për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka mësuar se, pas një mosmarrëveshjeje, një grua ishte sulmuar nga bashkëshorti i saj dhe i dyshuari ishte larguar nga banesa përpara se të arrinte policia.

Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt për trajtim mjekësor, ndërsa më vonë është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim trupor”.

Ndërsa i dyshuari, 41 vjeç është ndaluar për 48 orë, për hetime të mëtutjeshme nga Njësia e Hetimeve për Dhunë në Familje.