Burri ushtroi dhunë sistematike ndaj gruas – njëri në burg tjetri tek prindërit

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dy ditë më parë në komunën e Gjilanit, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan IndeksOnline.
Sipas viktimës dhuna është sistematike.
Kurse, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja tek prindërit e saj.
“Gjilan 15.03.2021-22:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare -bashkëshortes së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa dyshohet se dhuna është sistematike, sipas viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar tek prindërit e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/