12:40 / E Premte, 17 Janar 2020

Vdes para 8-ditësh një burrë në QKUK, s’paraqitet askush për ta marrë kufomën

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Trupi i një burri që kishte vdekur para 8- ditësh në QKUK, më saktë, më 9 janar, është dërguar në IML për obduksion, mirëpo, kjo nuk ka të bëjë me dyshimet rreth vdekjes së tij.

Policia ka treguar se që nga 9 janari nuk është paraqitur asnjë person apo familjar i tij në spital.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen.