75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Burim

Burri vret gruan, dy fëmijët dhe veten në Oltenburg të Gjermanisë

Policia ka bllokuar gjerësisht vendin e ngjarjes në Osternburg.

Katër persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri të hënën në Oltenburg.

Sipas hetimeve të para, një burrë vrau një grua dhe dy fëmijë, dhe më pas kreu vetëvrasje.

Policia po zhvillon hetime në lagjen Osternburg, ku ndodhi krimi, ndërsa rruga është bllokuar për siguri.

Të katër viktimat u gjetën pa shenja jete në një shtëpi, dhe hetuesit janë ende në fazën fillestare të hetimeve.

Deri tani identiteti i tyre apo motivet e aktit, ende nuk janë bërë të ditura.