Burri zbulon lajmet për shëndetin e Elton John-it: Ai po lufton…
David Furnish, bashkëshorti i muzikantit legjendar Elton John, ka zbuluar gjendjen shëndetësore të këngëtarit, duke thënë se ai po “lufton”. John pësoi një infeksion të rëndë në sy në korrik 2024, i cili e la me humbje të shikimit në syrin e djathtë dhe me “shikim të kufizuar”.
Furnish tani ka zbuluar se Elton është mirë dhe po përqendrohet te familja e tij. Muzikanti i famshëm po kalon kohë në shtëpi me gruan e tij dhe djemtë e tyre Zachary dhe Elijah.
“Ai po ia del shumë mirë. Po lufton. Është i zënë dhe po ecën përpara. Është i lumtur që është në shtëpi me familjen e tij, me djemtë tanë. Kjo është arsyeja pse i ka mbaruar turnetë. Ne e duam shumë prindërimin, e duam familjen tonë dhe na pëlqen të jemi bashkë, kjo është e gjitha që kemi”, tha Furnish për Variety ./Indeksonline/

