Bursa e Moskës rihapet pjesërisht mes sanksioneve

Bursa në Moskë është rihapur pjesërisht për herë të parë që nga 25 shkurti, një ditë pas fillimit të luftës.
Tregtimi i obligacioneve dhe aksioneve në tregjet financiare të Rusisë u pezullua pasi stoqet ranë me 33%, shkruan BBC.
Sanksionet ndërkombëtare po ndihen dukshëm në ekonominë ruse, me disa supermarkete që racionalizojnë shitjet e mallrave bazë si kripa dhe vaji i gatimit.
Tregu u rihap në orën 13:00 (10:00 GMT) vetëm për disa obligacione kredie të emetuara nga qeveria ruse.
Më vete, rubla ruse u vlerësua sot në mëngjes në 105 dollarë amerikanë.
Vlera e saj është ulur me rreth një të katërtën që nga fillimi i pushtimit.