75 Mall Live Search
20:25 / E Shtunë, 20 Nëntor 2021 / OSH

Busavata feston rihapjen e shkollës me tupana

Banorët e fshatit Busavatë të Kamenicës kanë organizuar një festë për të shënuar fundin e reformës arsimore.

Me muzikë e vallëzime banorët këta festuan në oborrin e shkollës, duke paralajmëruar se do të bëhet tradicionale si formë e “çlirimit”.

Edhe këtë herë kishte vargje kushtuar kryetarit të zgjedhur Kadri Rahimajt, për të cilin banorët deklarojnë t’ju ketë premtuar se nuk do ta vazhdoj riorganizimin e shkollave me numër të vogël nxënësish, të cilën e kishte filluar ish-kryetari Qëndron Kastrati, vite më parë.

Rahimaj, të shtunën nuk u deklarua në lidhje me planet e tij për reformën, me arsyetimin se ende nuk e ka marrë zyrtarisht detyrën.