Bushati: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke theksuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme për një arsye.
Ai ka bërë me dije se Kosova po shkon në zgjedhje pasi kompromisi është konsideruar “fjalë e keqe”.
Bushati në një postim në rrjetin social Facebook,ka thënë se Kosova po shkon në zgjedhje sepse kompromisi u konsiderua “fjalë e keqe”.
“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’. Mirëpo, edhe parlamenti që do të konstituohet nga zgjedhjet e reja do t’i nënshtrohet të njëjtës formulë për zgjedhjen e presidentit. Që do të thotë se, sërish do të nevojitet kompromis politik. Një formulim disi të ngjashëm ka pasur Kushtetua e Shqipërisë e vitit 1998 që parashikonte se, presidenti zgjidhet me një shumicë të cilësuar votash në një procedurë me 5 raunde në parlament. Dhe nëse parlamenti shpërndahej, sepse nuk arrinte të zgjidhte presidentin, parlamenti i formuar nga zgjedhjet e reja i nënshtrohej të njëjtës formulë”, ka shkuar ai

