15:21 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Busquets: Do të punoj shumë për të fituar vendin në skuadër

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka pranuar se do të “luftojë”, për të fituar vendin në formacionin e parë.

Barcelona ndeshjen e fundit e fitoi me rezultat 2:1 ndaj Villarealit, por në vikendin e kaluar kundër Granadas, spanjolli ishte lënë në stol.

Spanjolli tha se kjo gjë është normale pasi ka shumë lojtarë që duan të jenë qendërmesfushorë, transmeton Indeksonline.

“Jam mirë. Ka shumë garë për mesfushor qendror. Gara është e mirë, sepse na përmison. Do të punoj shumë për të fituar vendin”, deklaroi ai.

Busquetsi foli gjithashtu për lëndimin e yllit të skuadrës, Lionel Messi.

“Është keq pasi është lojtari ynë më i miri në botë. Shpresoj të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi ai./Indeksonline/