Busquets përshëndetet nga futbolli, i pari që e uron për pensionim është Sergio Ramos

Sergio Busquets ka vendosur të pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçe. Mesfushori i Inter Miamit ka vendosur të largohet nga sporti që e dashuroi qysh nga fëmijëria.
Sergio Ramos është një prej lojtarëve të parë që e ka uruar për pensionim ish-lojtarin e Barcelonës, shkruan Indeksonline
Edhe pse shumicën e kohës ishin kundërshtar, madje edhe rival të fortë gjatë kohës sa luajtën në Barcelona dhe Real Madrid, Ramos përmes rrjeteve sociale ka shkruar disa fjalë për Busquetsin.
“Busi, ti je përkufizim i të qenit i jashtëzakonshëm, një djalë normal. Rival shumicën e kohës, shok skuadre shumë herë të tjera, gjithmonë je dalluar për futbollin tënd me klasë, vizion dhe cilësi.
“Futbolli humbet një nga mesfushorët më të shkëlqyer me të cilët kam luajtur. Ti po largohesh me njohjen dhe mirënjohjen e të gjithëve.
“Faleminderit që je një lojtar i shkëlqyer, një shok skuadre dhe një mik i mirë. Të uroj fat në fazën tjetër. Përqafime vëllai”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale
Busquets do të jetë pjesë e klubit amerikan deri në fund të këtij sezoni, ku kanë mbetur edhe disa javë.
Busquets u bë i njohur me lojën e tij fantastike në mesfushë te Barcelona, ku edhe fitoi shumë tituj./Indeksonline/
Busi, eres la definición de cómo ser excepcional sin dejar de ser un tío normal. Rival la mayoría de veces, compañero otras muchas, siempre has sobresalido por tu fútbol de clase, visión y calidad, y por tu forma de ser humilde y auténtica.
— Sergio Ramos (@SergioRamos) September 26, 2025
El fútbol pierde a uno de los… pic.twitter.com/cq6RvUigrv