Bustet para shkollave në Kosovë po mbesin pa koka, hajdutët po i vjedhin ato!
Busti i At Shtjefën Gjeçovit që ishtë i vendosur në shkollën fillore në Zllakuqan të Klinës është lënë pa kokë.
Persona të panjohur e kanë vjedhur atë, teksa dyshohet se ky akt ka ndodhur gjatë vikendit, pasi që në shkollë nuk ka pasur personel e as roje, përcjellë Indeksonline.
Derisa policia është duke hetuar rastin, ky veprim po konsiderohet si i shëmtuar dhe i ulët.

Këto janë disa nga komentet e mësimdhënësve të Komunës së Klinës:
“Cenimi i bustit te A’t Shtjefen Gjeçovit ne oborrin e shkolles se Zllakuqanit, eshte nje akt vandal, I trishtueshem dhe ogurzi. Prandaj institucionet komunale dhe ato shtetrore duhet te vihen ne veprim menjehere ne zbulimin e rastit, qe busti te kthevet ne vend e vet dhe akteret e ketij veprimi te shemtuar te marrin denimin e merituar”.
“Edhe këtë veprim është në gjendje t’a bëjë dora dhe mendja e shëmtuar e ndonjë injoranti të krisur mendërisht, dhe skajshmërisht e dënueshme , kushdo qoftë ai apo ata”
Nuk është hera e parë që koka e një busti në një instistucion shkollor është vjedhur. Ditë më parë edhe në fshatin Treboviq dikush mori kokën e bustit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut./Indeksonline/
