13:31 / E Martë, 07 Maj 2024 / L K

Busti i Skënderbeut në Itali, nisma speciale e tifozit të Kombëtares

Promovimi i vlerave kombëtare dhe historisë ka qenë gjithnjë një qëllim i tifozëve të Kombëtares anë e mbanë botës. Përveç faktit se kanë qenë gjithnjë pranë skuadrës kombëtare, ata janë munduar që të japin kontributin e tyre për të ruajtur traditat, gjuhën, zakonet e mbi të gjitha historinë.

Në qytetin italian të Fiorenzuola, këtë të dielë u inagurua busti i heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Klodi Muka, një nga tifozët më besnik të Kombëtares, i lindur në Prezë, por që prej 20 vitesh banon në Itali, ndërmori këtë nisëm për të ekspozuar imazhin e një prej figurave më të shquara të Shqipërisë në shtetin fqinj.