75 Mall Live Search
11:52 / E Diele, 30 Mars 2025 / Gj. Sh

Buta dhe Ledri bëjnë “Histori”

Buta dhe Ledri kanë publikuar këngën më të re.

“Histori” quhet kënga e zhanrit rep, që ribashkon dyshen e famshme të muzikës, shkruan IndeksOnline.

Ndër vite, bashkëpunimet mes tyre s’kanë zhgënjyer asnjëherë, duke numëruar miliona klikime.

Murit të suksesit dhe hiteve të padiskutueshme do t’i bashkëngjitet edhe ky bashkëpunim i fundit.

Tekstin e kanë shkruar të dy artistët, teksa miksimin e ka bërë Besnik Berisha.

Kënga është pjesë e albumit të Butës “Pranverë/Verë 2025”.

Ndiqni më poshtë këngën: