Buta iu rikthehet koncerteve pas një pauze të gjatë

Reperi i njohur shqiptar, Buta qëndroi i heshtur prej muajsh si me koncerte ashtu edhe në rrjete sociale.
Artisti nga Ferizaj anuloi të gjitha datat e koncerteve të verës, për arsye të rasti tragjik që ndodhi në muajin maj e që u përfshi vëllai i tij.
Megjithatë pas rikthimet në Instagram përmes një fotografie bardhë e zi nga pushimet, tashmë është rikthyer edhe me koncerte.
Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi ku njoftoi koncertin në një nga klubet e Tiranës.
“Tiranë u bë një kohë”, ka shkruar Buta sipër postimit.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe komentet nga ana e fansave të tij sipër njoftimi të reperit.