Buta publikon këngën e re, në klip e ka një person të veçantë
Reperi nga Ferizaj, Buta, ka publikuar projektin e tij më të ri.
“Ftoftë” quhet kënga e re e artistit, teksa vëmendjen e merr një person i veçantë për të, shkruan IndeksOnline.
Në disa skena të klipit, Buta shfaqet me vajzën e tij në krah, të dytë jashtë në të ftohtë.
Si Buta, ashtu edhe vajza e tij kanë kapuq me maskë.
Video është realizuar nga “Narcizëm” teksa si në çdo këngë, edhe në këtë të radhës, Buta është përkujdesur vetë për tekstin.
Dëgjoni më poshtë këngën e plotë:

