75 Mall Live Search
08:00 / E Enjte, 18 Maj 2023 / AR

Butler servon 35 pikë, Heat mposht Celtics

Jimmy Butler ka shënuar 35 pikë, prej të cilave 23 në pjesë të parë të ndeshjes, ndërsa Miami Heat ka ndjekur rezultatin në pjesë të dytë për të fituar ndeshjen e parë të serisë finale të Konferencës Lindore, Celtics 116-123 Heat.

Celtics ishte në avantazh në TD Garden pas pjesës së parë, derisa kishin nëntë pikë përpara, pas 66-57. Në çerek të tretë, Miami regjistroi rekordin e klubit, në pikë të shënuara për çerek gjatë playoffit, duke i dhënë 46 pikë Bostonit.

Kyle Lowry

Ka qenë ndeshja e pestë e Butlerit me mbi 30 pikë të shënuara në playoff, ndërsa shënoi edhe 7 asistime, 6 rrëmbime topi dhe 5 kërcime. Bam Adebayo kreu lojën me 20 pikë e 8 kërcime, ndërsa Kyle Lowry, Caleb Martin, Gabe Vincent dhe Max Strus – secili shtuan nga 15 pikë.

Tridhjetë pikët e Jayson Tatumit nuk ishin boll për Celtics. Për tu theksuar, ai nuk kishte shut të regjitruar në çerekun e fundit! Jaylen Brown mbylli ndeshjen me 22 pikë e 9 kërcime. Malcolm Brogdon luajti me 19 pikë.

Jimmy Butler

Heat i Eric Spoelstras kështu merr epërsinë në seri duke fituar jashtë terrenit të vet, ndërsa Celtics i Joe Mazzullës do të duhet të bëj çmos për të barazuar sa më shpejt serinë. Ndeshja e dytë në mëngjesin e hershëm të 20 majit, përsëri në TD Garden të Bostonit.