75 Mall Live Search
10:39 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Butrint Imeri, falënderon të gjithë për suksesin e këngës së re!

Para më pak se 2 ditësh, Butrint Imeri e ka promovuar këngën e re me titull: “M’ke rrejt”.

Kjo këngë u prit shumë mirë nga publiku dhe për 24 orë ka arritur të merrte mbi 1 milion dëgjime në Youtube, shkruan Indeksonline.

Ai është kujdesur që të falënderonte të gjithë fansat për suksesin e këngës së re.

“Faleminderit krejtve për gjithë këtë ‘feedback’ kaq pozitiv që ma keni dhënë me komentet ma të mira që i kom pranu najherë përgjatë gjithë karrierës sime” , ka shkruar ndër të tjera ai duke u shprehur krenarë me arritjen e milionëshit të parë në Youtube, për 24 orë. /Indeksonline/