21:40 / E Shtunë, 27 Korrik 2019 / indeksADMonline

Butrint Imeri pranë një femre misterioze, e quan vajza e ëndrrave

I ri, i talentuar dhe zemërthyesi i zemrave të shumicë se femrave të reja shqiptare.

Është ky djaloshi simpatik, Butrint Imeri i cili nuk ka të ndalur me lansimin e projekteve të reja, shkruan Indekosnline.

Një këngë e re nga këngëtari i njohur është drejt finalizimit dhe Butrint ka kohë që e ka paralajmëruar.

Projekti i ri i Butrinitit do të vijë në bashkëpunim me reperin gjerman, Nimo dhe mban titullin ‘Dream girl’.

Kështu ka bërë të ditur vet këngëtari në ‘Instagram’ ku ka publikuar një fotografi përkrahë një femre e cila me gjasë është protagoniste në videoklipin e ri.

Kujtojmë që pak kohë më parë Butrint solli këngën ‘Hajt Hajt’ e cila u pëlqye nga adhuruesit e tij të shumtë./Indeksonline/