75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 26 Nëntor 2025 / MSH

Butrint Imeri sot lanson këngën e re, kështu e paralajmëron projektin

Butrint Imeri do të publikojë sot projektin e tij më të ri.

Kënga titullohet “Sa”, teksa do të jetë e disponueshme për fansat në orën 18:00, raporton IndeksOnline.

Artisti ka ndarë disa pamje nga xhirimi i videoklipit, si paralajmërim për lansimin e këngës.

Në të, Butrinti shfaqet mbi një motor, bashkë me një vajzë misterioze.

Duket se kjo është vetëm një nga disa sheshxhirimet ku është zhvilluar projekti i tij./IndeksOnline/