14:45 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Butrint Imeri zbulon pse zgjodhi 14 dhjetorin, si datë për publikimin e këngës së re

Butrint Imeri paralajmëroi se këngën e re do ta publikojë më 14 dhjetor.

Ai jo rastësisht e përzgjodhi këtë datë, prandaj në një postim të bërë së fundi zbuloi për adhuruesit rëndësinë e saj, shkruan Indeksonline.

Dy super hitet e tij “Xhanëm” dhe bashkëpunimi i tij me Gjikon “Bakllava” i kanë promovuar, pikërisht më 14 dhjetor.

“Bakllava” një vit më parë, ndërsa “Xhanëm” dy vjet më parë e të cilat kanë miliona klikime në Youtube dhe janë dy këngët më të suksesshme të këngëtarit.

Edhe projekti i ri që mban titullin “M’ke rrjet” promovohet po në këtë datë dhe pritet të ketë po të njëjtin sukses./Indeksonline/