19:01 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Butrinti publikon një pjesë të këngës së re, Kiara Tito në klip

Butrint Imeri shumë shpejtë do t’sjellë projekt të ri muzikor.

Kjo është bërë e ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë Instagram, ku shfaqej bashkë me prezantuesen shqiptare, Kiara Tito. Madje dyshja shumë janë përfolur për një romancë dashurie.

Kënga do të mbajë titullin “Hajt Hajt”, teksa Butrinti për adhuruesit e tij të shumtë sapo lansoi edhe një pjesë të këtij projekti. Një këngë ritmike me një tekst të lezetshëm, që duket se do të jetë hit i kësaj vere.

Në anën tjetër edhe Kiara konfirmoi me një fotografi se do të jetë pjesë e klipit të këngëtarit./Indeksonline/