22:07 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Butrinti pyet fansat: Çka ndodhë kur t`vjen bashkëpunimi? (Foto)

Butrint Imeri dje ka publikuar këngën e tij më të re “Alea”. Por, suksesi nuk ka munguar as edhe këtë herë.

Kënga e tij për 24 orë është klikuar mbi 1 milion herë në Youtube, shkruan Indeksonline.

Kjo e ka gëzuar tejmase djaloshin, por pas kësaj ai ka dhënë një paralajmërim.

Pa hezituar, Butrinti ka treguar se shumë shpejtë do vijë me një bashkëpunim.

“Solo edhe 1 MILION per veç 1 DITE. A thu çka ndodh kur t’vjen bashkepunimi?”, u është drejtuar ai ndjekësve të tij në Instagram./Indeksonline/