Butrinti ua shton kureshtjen ndjekësve, del me një vajzë misterioze

Këngëtari Butrint Imeri ka hedhur një fotografi të re në Instagram, ku shihet në shoqërimin e një vajze, e cila kishte vënë një maskë në kokë.
Siç duket, bëhet fjalë për një vajzë të njohur për publikun, pasi, ai shkroi “gjeni personazhin në foto”, shkruan Indeksonline.
Kanë qenë ndjekësit ata që kanë shkruar komente të ndryshme, duke dhënë emra se kush mund të jetë kjo vajzë, por, Butrinti nuk tregoi akoma.
Duke qenë se mbante emrin e këngës së re në maskë dhe duke qenë se Arta Nitaj është pjesë e klipit të Butrintit, me gjasë misteriozja është ajo.
Kujtojmë që projekti i Butrintit lansohet të martën ora 20:00./Indeksonline/