75 Mall Live Search
07:41 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2024 / MSH

Buxheti i vitit të ardhshëm sot diskutohet në dy komisione parlamentare

Buxheti i Kosovës për vitin 2025, do të shqyrtohet sot në Komisionin për komunitete dhe kthim dhe Komisionin për administratë publike, pushtet lokal, media dhe zhvillim rajonal.

Ndryshe Kuvendi i Kosovës të hënën ka votuar në parim Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.

Projektbuxheti i Kosovës për vitin e ardhshëm është parashikuar të jetë 3.6 miliardë euro.

Buxheti do të kalojë në shqyrtim në disa komisione parlamentare.