07:43 / E Enjte, 14 Dhjetor 2023 / MSH

Buxheti mbledh deputetët në Kuvend

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancën e radhës.

Në rend të ditës është vetëm një pikë: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për marrëdhënie me publikun.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora 10:00./Indeksonline/