21:36 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / AR

Buxhovi: Ibrahim Rugova nuk e ka themeluar LDK-në

Historiani dhe themeluesi i LDK-së, Jusuf Buxhovi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LDK-në nuk e ka themeluar presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas Buxhovit, LDK-në e kanë themeluar 127 anëtarë dhe pa këtë iniciativë kjo parti nuk do të formohej.

Rugova nuk e ka themeluar LDK-në. LDK’në e kanë themeluar 127 anëtarë që kanë marrë pjesë në mbledhjen e themelimit të partisë. Themelimi i LDK’së i takon 127 anëtarëve”, është shprehur Buxhovi.

Tutje, Buxhovi ka thënë se Rugova mbetet personalitet historik në historinë e Kosovës.

“Rugova mbetet personalitet për dy fakte. Ka qenë president në vitin 1992, në zgjedhjet e para, zgjedhje të cilat kanë qenë referendum. Është përsëritur përsëri në vitin 1998”.

“Mbetet personalitet historik sepse është zgjedhur president 2001-2004”, shtoi Buxhovi.