75 Mall Live Search
20:11 / E Hënë, 10 Korrik 2023 / AR

Buzë lumit, hapet një restorant fantastik në Zllakuqan të Klinës

Një restorant tejet i veçantë ka filluar punën pak ditë më parë në Zllakuqan të Klinës.

Buzë lumit të Drinit të Bardhë, restoranti Grandis sjell freskinë dhe rehatinë e duhur për të gjithë mysafirët.

Me kuzhinierë eminentë, meny tejet cilësore, ambient të brendshëm e të jashtëm, shërbim të mirë dhe natyrë magjepsëse, Grandis është bërë adresë e re për mysafirë nga të gjitha qytetet e Kosovës dhe diaspora.

Restoranti ndodhet afër kishës së Zllakuqanit (përballë pompës së derivateve Baci Petrol).

Ushqime të ndryshme, ambient i veçantë dhe diçka që s’e keni shijuar që një kohë, do të gjeni tek Grandis.

Për rezervime mund të kontaktoni në 045555069.