75 Mall Live Search
16:54 / E Martë, 05 Janar 2021 / C E

Buzëqeshja e Milotit tregon gjithçka, gati të rikthehet në fushë

Milot Rashica është jashtë fushave që nga 27 nëntori kur luajti kundër Wolfsburgut.

Ylli kosovar mbeti jashtë fushave për shkak të një lëndimi duke munguar në gjashtë ndeshje.

Gjërat duket se po përmirësohen dhe Rashica është rikthyer të stërvitet me skuadër.

“Kjo buzëqeshje tregon gjithçka. U ktheva me skuadrën”, ka shkruar sulmuesi nga Vushtrria derisa i ka bashkëngjitur fotografitë nga stërvitja.

Milot Rashica pritet të rikthehet me 16 janar kundër Augsburgut. /IndeksOnline/