10:52 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Buzëqeshja e reperit të famshëm kushton 45.000 dollarë

Reperi i njohur amerikan Tekashi 6ix9ine ka qenë ndër reperët më në zë gjatë këtij viti.

Përveç muzikës ai është i njohur për stilin e dukjes që është i çuditshëm por në të njëjtën kohë edhe unik, transmeton Indeksonline.

Ajo që bie në sy tek dukja e 6ix9ine janë protezat e dhëmbëve që shndrisin. Ato janë ari i bardhë 18 karat dhe në përbërjen e saj janë 585 diamante.

Kjo lloj e protezës kushton 45.000 dollarë. Për t’i vënë këto reperi ka udhëtuar në Houston të Teksasit. Procesi ka zgjatuar më pak se 24 orë.

6ix9ine gjatë këtij viti arriti të bënte bashkëpunime me artistë të njohur si Nicki Minaj dhe 50 Cent. Së shpejti pritet që të sjellë një bashkëpunim tjetër me Nicki Minaj dhe Kanye West./Indeksonline/

Temat: