75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 10 Korrik 2021 / OSH

“Buzëqeshje”, Capital T lëshon ‘bombën e re’

Rep artisti kosovar ka ditë që ka paralajmëruar këngën e tij të re.

“Buzëqeshje” është projekti që ka lansuar sot këngëtari të cilin e përcolli po ashtu me një videoklip shumë atraktiv.

Padyshim që kjo do jetë ‘bomba’ e verës, ku të gjithë do kënaqen nën tingujt e kësaj kënge kaq të bukur.

Për ti dhënë hijeshi më shumë këngës ai kësaj radhe si modele në klipin e tij zgjodhi moderatoren shqiptare Nevina Shtylla.