23:36 / E Hënë, 09 Gusht 2021 / AR

Buzhala: Dëgjojeni rrëfimin e Daut Haradinajt për luftë e pastaj nisuni direkt në koncert të Bregoviçit

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ishte i ftuar sonte në emisionin ‘Pressing’ të televizionit T7, ku shtjelluan tema të ndryshme.

Ndër të tjera Haradinaj ka folur edhe për luftën që e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës kundër regjimit serb, sfidat e vështirësit nëpër të cilat kaluan me bashkëluftëtarët e tij.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetari Berat Buzhala ka thënë se duhet dëgjuar fillimisht rrëfimi i Daut Haradinajt e pastaj kushdo mund të marrë rrugë për në koncertin që do performojë Bregoviçi.

“Garant me e dëgju Mustafa Dautin tuj tregu për luftën, i thotë nacionalist primitiv”, ka thënë Buzhala.

Postimi i plotë:

Degjojeni nje rrefim te Daut Haradinajt ne Pressing, e mandej nese doni nisuni direkt ne koncert te Bregovicit, rruges ngojeni ja Cecen ja Draganen. Garant me e degju Mustafa Dautin tuj tregu per luften, i thote nacionalist primtiv.