“Bye”, çfarë po paralajmëron Kida përmes pamjeve të fundit?

Orhieda Latifi, apo e njohur si “Kida” ka realizuar një fotosession fantastik.
Së fundi Kida ka ndarë me publikun disa fotografi, të cilat janë magjike, shkruan Indeksonline.

E veshur në fustan të Diana Qerimit, e duke bashkëpunuar me emra të tjerë të njohur, s’ka si të duket më mirë artistja kosovare.

Imazhet u pëlqyen mjaft, ku nuk munguan as komentet nga kolegët e fansat e saj.
Ajo në instastory publikoi njërën nga to ku edhe shkroi “Bye”. Mbetet të shihet nëse këto pamje janë pjesë të projektit të ri.

