Sokoli: Jam në negociata me Prishtinën
Trajneri i njohur kosovar Bylbyl Sokoli është në rrugë që të rikthehet në krye të Prishtinës.
“Profesori” e konfirmoi për Indeksonline-n se po negocion marrëveshje me “bardhekaltrit”.
“Për momentin jam në tavolinë me kryesinë e Prishtinës, duke negociuar marrëveshjen” ka thënë Sokoli për Indeksonline.
60- vjeçari ka qenë edhe në vitin 2014 trajner i Prishtinës, por nuk e kishte arritur titullin e kampionit. /Indeksonline/