75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sokoli kërkon fitore në ndeshjen e parë si trajner i Prishtinës

Bylbyl Sokolu u rikthye të marrë drejtimin e FC Prishtinës pas shkarkimit të Mirel Josës.

Sot, “profa” e zhvillon ndeshjen e parë si trajner i Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 19:00.

Sokoli për faqen zyrtare të klubit ka folur rreth kësaj ndeshjeje të rëndësishme.

“Shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit. “Është ndeshja ime e para dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në këtë ndeshje timen të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit që ka pasur një lëndim gjatë javës i cili është duke u përmirësuar nga lëndimi dhe mungon në ndeshje”, ka thënë shefi i shtabit teknik, Bylbyl Sokoli.

Ndërsa, këto do të jenë edhe çmimet e biletave:

Tribuna Lindore dhe Veriore (për tifozët e Llapit) 3 euro

Tribuna Perëndimore 5 euro.

Tribuna VIP 15 euro./Indeksonline/

????????????????????????????????????