Bylbyl Sokoli merr “frenat” e skuadrës së Superligës
Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i KF Ferizajt.
Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook.
Trajneri i mirënjohur kosovar rikthehet në Superligë, derisa së fundmi ishte trajner i Llapit, nga ku u shkarkua në muajin tetor. Emërimi i Sokolit vjen pas largimit të trajnerit Afrim Tovërlani më herët gjatë muajit.
Gjithashtu sot Ferizaj kishte konfirmuar transferimin e sulmuesit Durim Gashi nga KF Ballkani.
Në këtë mënyrë, Sokoli është kthyer te skuadra të cilën e ka udhëhequr edhe në fillim të këtij stinori, para se të kalonte te Llapi.

Ky është njoftimi i plotë i klubit:
“Zyrtare:Bylbyl Sokoli trajneri i Ferizajt.Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Kosovar, Bylbyl Sokoli.Pas largimit të Afrim Tovërlanit, skuadra jonë menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij, ku shpresojmë dhe besojmë që do t’i arijmë objektivat e klubit për këtë sezon.Të gjithë në klub e njohin ‘profën’ dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij sic eshtë më së miri.‘Profës’ i urojmë shëndet dhe shumë suksese në klubin tonë.Vazhdojm se bashkuu.”