75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Bylbyl Sokoli prezantohet te KF Flamurtari

Bylbyl Sokoli tashmë është zyrtarisht trajner i Flamurtarit të Prishtinës.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Agim Hasani dhe drejtori sportiv Arbnor Morina, e prezantuan kryetrajnerin e ri Sokoli.

Morina tha se janë marrë vesh me Sokolin dhe me mundësi vazhdimi me të edhe për kampionatet e tjera.

“Klubi futbollistik Flamurtarit ka arritur marrëveshjen me trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokoli që tash e mbrapa të jetë udhëheqës, i klubit tonë, ekipit tonë, në kampionatin e ardhshëm, më mirë me thënë në gjysmëstinorin e dytë, edhe me mundësi të vazhdimit për një kohë me të gjatë pas këtij përfundimit të kampionatit, i cili ka me qenë i vështirë”.

“Unë mendoj edhe të gjithë në klub, Agimi, kryetari, Bylbyli, që ky kampionat për ne ka me qenë i suksesshëm në fund”.

“Ajo çka është më e rëndësishme që bisedimet të cilat i ka pasur kryetari me Bylbylin kanë qenë të suksesshme dhe të frytshme, janë në një frymë të bashkëpunimit të gjithmbarshëm brenda klubit, për arsye, përpos pjesës e cila ka të bëjë me ekipin e parë që është primare, i kemi bashkërenditur edhe gjërat tjera të cilat kanë të bëjnë edhe me mirëvajtjen e punës në përgjithësi në pjesën e sportive të KF Flamurtarit”, tha Morina në konferencën e paralajmëruar dje.

Bylbyl Sokoli ishte pjesë e Prishtinës për dy javë ku arriti një fitore dhe një humbje, e që ishte trajneri me kohën më të shkurtër në ekipin e kryeqytetasve./Indeksonline/