23:01 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bylbyl Sokoli prish ‘martesën’ me Ferizajin

Bylbyl Sokoli nuk do të jetë trajner i Ferizajit. Ai e ka bërë të ditur lajmin në faqen e tij në facebook.

Edhe pse bëri mrekulli me këtë klub duke e shpëtuar nga rënja në Ligën e Parë, dy palët nuk kanë gjetur pajtimin për të vazhduar bashkëpunimin.

Ky është shkrimi i plotë i Sokolit në Facebook.

Nga sot, me 20.07.2019 nuk do te jem me pjese e K.F. Ferizaj.

Një falenderim, për “Ujqit” e K.F. Ferizaj, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Ferizaj, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F Ferizaj ne krye me Mustafë Grainca.

Falenderim për Drejtorin Nadir Haxhimusa, shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falenderim futbollistëve të K.F. Ferizaj për angazhimin e tyre dhe arritjen e synimit per qendrim ne superligen e Kosoves.

Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Ferizaj.

Nga B.Sokoli.