10:00 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / OSH

Byroja e Sigurimit del me njoftim të rëndësishëm për mërgimtarët për policat

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar se në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar.

Sipas kësaj Byroje kjo është një obligim ligjor.

Në njoftim është bërë thirrje që bashkëatdhetarët ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Njoftimi:

Njoftim me rendësi për bashkatdhetarët

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj

të Shqipërisë për lehtësim të qarkullimit në pikën kufitare në Morinë është vërejtur se në këtë pikë kufitare kanë hyrë edhe vetura me targa të huaja e që nuk e kanë marrë fare policën e sigurimit kufitar në pikën e Byrosë Kosovare të Sigurimit në këtë pikë kufitare.Të dashur bashkatdhetarë pajisja me policë sigurimi siç e dini ju është edhe obligim ligjor në vendin tonë.

Çdo dem që shkaktohet nga automjetet e pasiguruara, pala e dëmtuar në bazë të ligjeve kompensohet nga Fondi i Kompensimit, por më pastaj të gjitha mjetet e shpenzuara Byroja i rimburson nga pala që ka shkaktuar aksidentin.

Andaj në momentin kur hy hyni në ketë pikë kufitare merrni policën e sigurimit në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe më pastaj ju keni mundësi që të njëjtën ta rimbursoni përmes platformës së krijuar nga Qeveria e Kosovës.