20:00 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / MSH

Byroja Kosovare e Sigurimit shënoi 11 vjetorin e themelimit

Byroja Kosovare e Sigurimit në një konferencë ndërkombëtare të organizuar të mërkurën në Prishtinë, ka shënuar 11 vjetorin e themelimit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë znj.Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove, presidentja e Këshillit të Byrove, znj.Sandra Shwarz, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Bankës Qendrore të Kosovës, drejtor të Byrove të vendeve të rajonit si Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali Zi, Kroacia, si dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku gjatë fjalimit të tij para mysafireve të shumtë ka folur për sukseset e shumta që institucioni që ai drejton ka shënuar gjatë 20 muajve të fundit, kohe kur ky e ka marrë nën menaxhim ketë Institucion të rëndësishëm.  

Pas prezantimit të një dokumentari Mazreku për të gjitha ter arriturat ka falënderuar guvernatorin e BQK-së z.Fehmi Mehmeti që sipas tij pa mbështetjen e tij,  sukseset e shumta te prezantuara në dokumentar do të kishin munguar. 

Mazreku gjithashtu  ka treguar për transformimin e tërësishëm të BKS-së, ka folur për mbylljen e rreth 12 mijë lendeve si dhe punëve që janë bërë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelbër. 

Ai ka thënë se tashmë sa i përkryet BKS-së janë përmbushur të gjitha kriteret tektonike për anëtarësim në këtë Institucion ndërkombëtarë. 

Një gjë të tillë e ka pohuar edhe znj.Greet Flore, drejtoreshë Menaxhuese e Këshillit te Byrove e cila  ka thënë se në aspektin teknik Byroja Kosovare e Sigurimit ka plotësuar kushtet për anëtarësim ne Byronë e Kartonit te Gjelbër. Flore ka folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove, ku ajo gjithashtu ka duke përmendur faktin e edhe të mosnjohjes së targave  të automjeteve nga shumë vende duke e cilësuar këtë si çështje politike. “Ka pengesa, por ne kemi menduar për një zgjidhje. Një vend tjetër do të ofrojë polisa që të mund të lëvizin qytetarët lirshëm” ka thënë ajo. 

Presidentja e Këshillit të Byrosë, Sandra Shwarz tha se ndonëse ditë feste për Byronë nuk mund të jap lajmin për anëtarësim në Këshill. Ajo ka përmendur një varg pengesash duke e cilësuar këtë proces si jo të lehtë, por që ka premtuar zgjidhje të shpejt. 

Edhe Zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, tha se vendosja e stikerëve ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve. “Ne si Qeveri e përcjellim reforma të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes” ka thënë Rexhepi.