15:08 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Bursat e studentëve duhet të jenë më të larta

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot ka pritur në takim  Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“, me të cilët ka biseduar lidhur me vendimin e MAShT për dhënien në shfrytëzim të katit të dytë të Bibliotekës Universitare për Institutin e Historisë.

“Gjithashtu, biseduam edhe për bursat e studentëve dhe shqetësimin që është paraqitur nga ana e studentëve, ku shpreha përkrahjen time që bursat e studentëve të jenë më të larta se që janë aktualisht, ashtu që të ofrojmë mundësi dhe kushte që të ndjehen më komod gjatë shkollimit të lartë dhe të jetë motiv shtesë për studentët elitar. Ne do të jemi përkrahës të krijimit të kushteve sa më të mira për të shtuar motivin që studentët tanë të garojnë për tu futur në këtë kategori elitare”, ka shkruar ministri Bytyqi në profilin e tij në facebook./Indeksonline/