75 Mall Live Search
22:35 / E Shtunë, 25 Qershor 2022 / OSH

Bytyqi: Dikur Vetëvendosjes iu gjenin molotovë e gurë kurse sot 50 mijë euro

Deputetja e AAK—së, Albana Bytyqi ka ironizuar pas raportimit se deputetittë VV-së, Mirsad Shkreta i janë vjedhur 50 mijë euro të padeklaruara në shtëpi, për të cilat vetë deputeti ka thënë se një pjesë ishin e baxhanakut të tij.

Ajo ka thënë se Lëvivjes Vetëvendosje dikur iu gjenin gurë e motolovë, e sot poi u gjinden 50 mijë euro.

Bytyqi e pyeti kryeministrin, Albin Kurti se qysh i ka pasanikët.

Postimi:

Çfarë jetë e çuditshme 😀

Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’,  e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH.

Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët