75 Mall Live Search
21:44 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Bytyqi: Ferizaj i përkushtuar 100% për fitoren e koalicionit AAK-PSD

Shyqiri Bytyqi kandidat për deputet nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se sot Ferizaj i përkushtuar 100% për fitoren e e këtij koalicioni.

“Në kuadër të fushatës zgjedhore takimet me qytetarë i vazhduam në qendrën e qytetit të Ferizajt, ku përzemërsisht u mirëprit koncepti 100% shtet. Qindra qytetarë i dhanë mbështetje të plotë qeverisjes tonë të ardhshme.”, ka thënë ai.

Bytyqi ka shtuar e dhe banorët e Dobrajës së Lipjanit sonte u bashkuan në rrugëtimin e fitores sipas tij. .

“Këto takime janë edhe një dëshmi së koalicioni AAK-PSD është oferta më e mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit!”, ka shtuar Bytyqi.